I pyetur lidhur me një ftesë të mundshme për opozitën jashtë parlamentit dhe nëse 2020-a do e zgjidhë ose jo krizën politike, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u përgjigj se PD e ka marrë vendimin vetë për t’u larguar nga Parlamenti dhe me këtë ka dëmtuar rëndë veten e saj; por nga ana tjetër i mëshoi sërish thirrjes për dialog.
“Do ishte mirë që PD të ishte në parlament. Por ka marrë vendimin e vet të ikë. Është vendim që tregon se ka dëmtuar rëndë vet PD-së dhe padyshim se ka bërë më të mirë jetën politike të vendit.
Por nuk është se e ka cënuar në pikën e mosfunksionimit. Mund të funksionin gjërat më mirë, por gjithmonë nuk ka diskutim që ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë. Të dëgjojmë, të mbajmë shënim”, tha Rama.
Më tej shtoi:
“Të reflektojmë kur shohim që ka ide. Ne jemi të votuar dhe të dënuar që të udhëheqim. Nuk jemi këtu që të presim që dikush të zgjohet nga gjumi dhe të shtriqet. Të gjitha idetë respektive të çdo force politike janë legjitime. Por duhet të implementohet rekomandime e OSBE/OHDIR.”