Edhe të dielën, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një sulm për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me debatin për numrin e viktimave nga koronavirusi. E ndërsa publikon pamjet e spitalit të ri të fëmijëve në Durrës, kreu i qeverisë thotë se opozita edhe të vdekurit i trazon për pushtet.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga spitali i ri i fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë që duam ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë” shkruan ai.
https://www.facebook.com/watch/?v=194989335447120
Loading...