Rama thirrje të rinvje kuksianë, ja çfarë ‘këshille’ u jep

Ndërsa foli për sezonin turistik, kryeministri, Edi Rama nuk la pa përmendur edhe ikjet masive nga të rinjtë drejt Anglisë.

Teksa u shpreh për aeroportin e Kukësit, Rama tha se të rinjtë kuksianë në vend që të paguanin 30 mijë paund për t’u larguar drejt Anglisë, duhet t’i investonin ato para në ngritjen e një agroturizmi.

“Aeroporti i Kukësit ka hapur një prespektivë të re, zhvillohet më ngadalë por sipas parashikimeve. Ne po shtyjmë për investime në zonën e Kukësit për investime. Është e lehtë të përqeshësh dhe të manipulosh.

Të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin duke u dhënë të gjithë kursimet trafikantëve, për të gjetur një parajsë që nuk kanë për të gjetur, mund të përdorin për të ngritur ekonominë e tyre në Kukës.

Nuk e them këtë kot, ne jemi gati t’i mbështesim të gjithë ata të rinj në Kukës të cilët janë të gatshëm të hapin një agroturizëm. Të gjithë ata që e kanë bërë këtë fitojnë shumë më shumë se të gjithë ato fitime që mund të kenë nga puna në të bardhë apo në të zezë në Angli”– tha Rama.

Loading...