Rama: “Ti thotë këmbësori që rri tek hija e fikut makinës: hap krahun”

Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit eshte ndalur ne fjalen e tij tek reforma zgjedhore dhe tek kërkesa e Lulzim Bashës, i cili i kërkoi kryeministrit që të zbatojë planin e hartuar prej opozitës ose të hapë krahun.

“Të gjitha ata që e kundërshtojnë Shqipërinë janë edhe kundërshtarë të zgjerimit, do të thotë se Shqipërinë nuk e kanë as armike . Por në momentin që iu del përpara Shqipërisë, e përdorin si dordolec dhe e përdorin për interesat e tyre politike. Pse mos t’ua themi njerëzve këtu. Ata nuk është se nuk e duan Shqipërinë, por nuk duan hapjen e Evropës.

Nëse jemi patriotë dhe nëse e kemi të ndarë Evropën nga qeveria socialiste duhet urgjent e bashkërisht të bëjmë reformon si fazë të mbarë dhe të marrin një nga një rekomandimet e OSBE/ODIHR ti zbatojmë. Ato janë e zeza mbi të bardhë.

Merren dhe futen në ligj dhe me atë letër i thuhet Gjermanisë mike, që është avokate e negociatave sot, ne i kemi plotësuar kushtet. Flasim edhe për votën e emigrantëve, do ta bëjmë edhe pa ju. Ata që s’janë këtu dhe thonë hap krahun.Unë s’di t’i jap makinës, kjo dihet. Ti thotë këmbësori që rri tek hija e fikut makinës: hap krahun. Me çfarë dekreti hyjnor ma ke dorëzuar planin. Kush je ti, kë përfaqëson?”-deklaroi Rama.

Loading...