Shpenzimet e strehimit nëpër hotele për refugjatët afganë në Shqipëri paguhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Edi Rama zbuloi këtë detaj nga marrëveshja për strehimin e rreth 4 mijë refugjatëve që do të strehojë Shqipëria.
“Ka pasur diskutime dhe kam thënë, po ata mund të vijnë e qëndrojnë po taksapaguesit shqiptarë nuk mund të paguajnë për ta”, tha Rama i ftuar në Opinion.
Kryeministri u shpreh se ka pasur një ide për të ngritur një kamp, por ai e ka refuzuar këtë ide, duke argumentuar se kjo mund të nxiste konflikte sociale.
Rama tha se edhe numri që pritet të mbërrijë në Shqipëri nuk ka për të shkuar në 4 mijë, ndërsa paralajmëroi se fala e madhe e refugjatëve afganë drejt Europës është duke ardhur.