Ka zgjatur vetëm pak minuta takimi i kryeministrit Edi Rama me Presidentin Meta lidhur me konsultat për datën e zgjedhjeve të ardhshme.
Në orën 11.00, kryeministri Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste, u fut në Presidencë.
Ai zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta, me ftesën e këtij të fundit, për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të përgjithshme.
Rama doli nga Presidenca 15 minuta më vonë. Kryeministri u largua me makinën e tij pa u prononcuar për mediat.
Mazhoranca preferon datën 9 maj për procesin zgjedhor. Por nga aleatët e Lulzim Bashës u propozua 18 prilli, si data më e afërt kushtetuese. Opozita kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur.
Loading...