Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në akademinë “West Point” në New York.
Gjatë vizitës në SHBA kryeministri Edi Rama është takuar me dy djem shqiptarë pjesë e akademisë West Point.
Rama shprehet se ata do të sjellin në shërbim të atdheut dijen dhe kulturën e tyre të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane.
“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën e tyre ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”, shkruan Rama.
Loading...