Rama viziton familjet e prekura nga tërmeti: “Iu ka rënë çatia. Unë po e shikoj tani dhe ne do ta ndërtojmë”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar një familje në njësinë administrative numër 7 në Tiranë.

Rama dhe Gjonaj thanë se po vizitojnë këtë familje, por edhe të tjerat sepse iu ka rënë çatia.

Kreu i qeverisë deklaroi se do të dërgojnë këto anëtarë të familjes në Kovalishencë derisa të rindërtohet çatia e shembur.

“Më tha Etilda hajde se kanë nevojë për ndihmë. Iu ka rënë çatia. Unë po e shikoj tani dhe ne do ta ndërtojmë.

Por duhet që të lëvizni ju dhe të vini sigurisht sërishmi me një çati të ndërtuar”, tha Rama në fjalën e tij.

Loading...