Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan ditën e sotme një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik.
Sipas medias serbe, të tre udhëheqësit diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me synimin për të hequr pengesat në katër bazat e lirisë – lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve dhe në rajon.
Në nëntor 2020 Vuçiç dhe Rama nënshkruan një marrëveshje që u mundësoi qytetarëve të Serbisë dhe Shqipërisë të hynin në territorin e dy vendeve me një kartë identiteti.
Gjatë të njëjtit takim, udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan një memorandum për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë.
Sipas memorandumit, të tre vendet do të ndanin informacion mbi pandeminë dhe për të udhëtuar në këto shtete nuk do të kërkohej tampon.