Kryeministri Edi Rama iu pergjigj vendimit të Presidentit Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve.
Nga Berati, Rama tha se Presidenti e ka gabim me anulimin e datës së zgjedhjeve.
Kryeministri theksoi se mazhoranca më 30 qershor do bëj zgjedhjet, pasi ato nuk janë të partive, as të Presidentit, por janë të popullit.
“Përsëri gabim, zgjedhjet do behën në 30 qershor.
Duan të pengojnë reformën në drejtësi. Në 30 qershor do të bëjmë zgjedhje, nuk janë as të partive, presidentit, por zgjedhjet janë të popullit shqiptar. E kuptoni se çfarë çorapi duan ta bëjnë Shqipërinë, gjetëm shesh dhe do bëjmë për shesh.
Kjo është një përpjekje e dëshpëruar, e disa njerëzve të dëshpëruar që janë të destinuar të humbin në mënyrë të dëshpëruar”, tha Rama.
Ai shtoi më tej në fjalën e tij se: “Ata janë një tufë të mbaruarish që e kanë nxjerrë Shqipërinë rrugëve të botës duke e ushqyer me baltë Shqipërinë për të gjithë ata që duan të bëjnë sensasione. Ata e duan Shqipërinë pa drejtësi dhe që mbështetet fuqimisht nga partnerët tanë amerikanë dhe evropianë.
E kanë parë se çfarë kanë ndodhur në vendet e tjera për negociatat. Hapen dyert për negociatat dhe hapen edhe dyert e burgjeve që i shohin edhe në ëndërr. Ata sot duhet të ishin duke pritur të mbaronin dënimet.
Flasin për përgjime? Lulzim Basha që është nën hetim nga drejtësia amerikane dhe shqiptare. Apo Lulzim Basha bashkë me të atin e tij, plakun e marrë që i ka mbledhur që nga Lulzim Basha e Ilir Meta e me radhë si kokrrat e tespieve dhe i tund. Mbajani mend, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor dhe ato tespijet e plakut do shpërbehen”.