Rama,Berishës:”Ti je njeri që je marrë me gratë, vajza, nipa mbesa e kë sje marrë, je njeri që nuk ke kanun, ligj, gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.”

DEKLARATA E RAMËS

Unë nuk të pyeta a ke marrë ftesa nga SHBA, nuk ishte kjo pyetje, dhe nga ana tjetër, duke menduar se si ta japësh përgjigjen pa e dhënë, bëre një gabim, the që nuk dal jashtë shtetit për arsye pune, po ti jo vetëm del jashtë shtetit, por merr Fatmir Mediun, shkon në Bundestag e nuk lë llaf pa thënë për Shqipërinë, informon edhe ndjekësit e tu dixhitalë, nuk e diskutoj që kanë mal për ty në gjithë globin, të pyeta e kalon dot oqeanin, apo jo. Sali kam pas një shok si ty unë, që kur fliste nga bankat ishte trim i madh, po të them kaq, jam shumë i dëshiruar, nuk jam si ti, mendon që nderi i zyrës ku unë jam sit e ti ishte dje, e do që unë të jem i dëshiruar që ti vërtetë ta kalosh oqeanin, por si përgjigjesh më bën të mendoj se ka një problem. Sidoqoftë bëre mirë që u përgjigje ashtu se këtë herë nuk ta bëj pyetjen që do vijë mbrapa, por ki kujdes sepse e mbylle fjalën me një çështje e cila nuk kishte lidhje me pyetjen, the që i kam hyrë një loje të rrezikshme, më ngatërrove me Lulin, më vjen mirë që na ngatërron se na sheh të afërt. Është Luli që ka paguar para nëpërmjet miqve rusë për një fotografi, mos harro se akuza.

Se kam pasur 20 mln dollarë për të takuar presidentin e SHBA rëndon edhe presidentin e SHBA jo mua, se ai dhe çdo zyrtar amerikan është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë, ti nuk e ke problem se tani nuk të numërohet më se çështja e vizës është përcaktuar, por po të them një gjë, Sali, SHBA ti i ke sfiduar disa herë, edhe në këtë foltore kur i ke quajtur autoret e rrëzimit tënd këtu bashkë me të ndjerin Gazidede dhe me të mirënjohurin Blerim Çela, më kujtohen fjalimet pas zgjedhjes së Tramp se sa i thërrisnit të vinte t’iu ndihmonte.

Jeni si ata që thërrasin: guri do të na rrahin, por Guri nuk vjen te ju, se nuk ka se si vjen tek ju. Ti je njeri që je marrë me gratë, vajza, nipa mbesa e kë sje marrë, je njeri që nuk ke kanun, ligjk, gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.

BERISHA I PëRGJIGJET RAMËS: Ti je një copë fundërrinë ju merr shokëve gratë, i pafytyrë merr gruan e shokut, shkel çdo normë mor horr, çdo normal morale, njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore.

Loading...