Në komunikimin me gazetarët kryeministri Edi Rama nuk I ka kursyer edhe batuat.
Këtë herë në qendër të vëmendjes ka qenë zëvendës kryeministri i propozuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Rama i ka adresuar një mesazh të gjithë atyre që gjejnë argument për ta goditur zgjedhjen e Braçes, duke i thënë se i merrin të keqen të gjithë, pasi për ta ai rron dy mijë vjet.
Rama u shpreh:
“Erjon Braçe, besoj se tregon të kundërtën e asaj që propagandohet. Unë nuk jam një person që dëshiroj të punoj e rrethohem nga njerëz që janë dakord me mua për gjithçka. Braçe është një provë fantastike që rrëzon këtë propagandë se si i shikoj unë marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Ajo që shihni në debate në televizor, është një e njëqinda e asaj që ndodh ne debatet tona të brendshme. Jemi një familje që kundërshton e bëjnë mirë dallimin mes qëllimit të përbashkët… Dua t’i them gjithë atyre që kanë kërkuar arsye dhe argumenta për ta goditur zgjedhjen e Braçes: I merrni të keqen të gjithë. Për ju ai rron dy mijë vjet se unë rroj një mijë”.