Rama,komentueses:”Ik tani e laj gojen dhe shkepute lidhjen e saj me zorren e trashe.”(foto)

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me qytetarët në rrjetet sociale, teksa një prej tyre e akuzon se ka firmosur një VKM për t’u dhënë ministrave dhe vetes rrogën e 13-të.

Po duket se Ramës nuk i ka pëlqyer aspak ky koment, të cilin e quan shpifje, dhe ka shpëthyer në fyerje ndaj qytetares.

Qytetarja:

Kryeministër, përse dhe përse keni bërë vkm në dt 31.12.2018 fshehurazi për të shpërblyer veten me rrogë të 13-të,si nuk ju vjen turp o faqezinj, pse nuk e bëni publike këtë gjë o bandë e Ali babës? Turp të keni fëlliqësira, mos u ngopshi së ngopuri.

Përgjigja e Ramës:

Ne kemi bere VKM per te shperblyer veten me rrogen e 13? Faleminderit per tere lumin e sharjeve, po kjo qe ke shkruar eshte nje veshegjatesi e madhe dhe me kete rast po te them qe jo vetem s’kemi bere dicka te tilla, po per here te pare 5 vjetet e fundit, shumica qeverisese s’ka ngritur rrogat e ministrave! Ik tani e laj gojen dhe shkepute lidhjen e saj me zorren e trashe.

Loading...