Kryeministri Rama duke i’u përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociali i cili e pyet për Dakon, në postimin e bërë për fluturimin në Vjeshtë të avionit ‘Migjeni’, i përgjigjet se nuk ka koment.
“Për Lasgushin e morëm vesh që do fluturojë, po për Vangjushin ke ndonjë koment që nuk fluturon dot.” shkruan një prej ndjekësve në postimin e Kryeministrit.
Ndërsa ky i fundit i përgjigjet: “Jo kam një koment për ty si interist që përderisa morët një juventin t’ju nxjerrë nga bataku, qepeni gojën dhe rrini urtë e thoni Grazie Juve për çdo fitore”
Kujtojmë se Dako është zyrtari i tretë shqiptarë që i anulohet hyrja në SHBA, pas Adriatik Llallës dhe Tom Doshit.
Loading...