Rama:”Opozita bëri një gabim idiot me mandatet dhe Lulit tani “i ka rënë gjethja fikut dhe i ka dalë bi.bilushi”

Kur të gjithë prisnin që kryeministri Rama të ishte në qytetin e Shkodrës, ku ishte organizuar dhe një protestë kundër tij, kreu i qeverisë i ka befasuar të gjithë duke u shfaqur në qytetin e Durrësit.

Së bashku me deputetët Blerina Gjylameti, Milva Ekonomi, Arben Pëllumbi, Rolant Xhelilaj, Ilir Ndraxhi, si dhe ministren Balluku dhe Vangjush Dakon, Rama ka qenë pjesë e Asamblesë së Durrësit.

Mësohet se Rama ka nisur diskutimin mbi fushatën e zgjedhjeve lokale dhe organizimeve që kjo parti do të ndërmarrë gjatë fushatës.

Gjithashtu, është prononcuar se nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme, të cilat do të mbahen në 2021, pavarësisht pretendimeve të opozitës.

Duke mos lënë pas dhe situatën që është krijuar në vend nga partitë opozitare dhe kërkesën e këtyre të fundit për zgjedhje të parakohshme, Rama ka ironizuar sërish me batutë Lulzim Bashën, duke u shprehur se opozita bëri një gabim idiot me mandatet dhe Lulit tani “i ka rënë gjethja fikut dhe i ka dalë bibilushi“.

Vizita e Ramës në Durrës ka gjetur të papërgatitur dhe demokratët, të cilët kishin menduar të organizonin protestë, po fakti që Rama ka mbërritur ‘’fshehtas’’ në qytetin opozitar ka bërë që protesta të dështojë ende pa nisur.
Kjo nuk është hera e parë që Rama iu shmanget qytetarëve dhe protestave të tyre, duke bërë lëvizje të paparashikuara.

Loading...