Rama:”Ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?”

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje direkte ish-kryeministrit Sali Berisha, nëse mundet ta kalojë dot Oqeanin, pra a shkon dot më në SHBA.

“Sali ti më bëre një pyetje dirkete për bashkëshorten time dhe po te jap nje pergjigje direkte. Abi Bank është një bankë që monitorohet direkt nga Enti i Bankave të SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do ishte aksionere të jesh i sigurtë që mua nuk do ma lejonin ta kapërceja oqeanin, tani kam unë pyetje direkte për ty, Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?

Nëse nuk do e japësh je i mirëkuptuar është shumë i gjerë dhe e i thellë ai oqean Sali, ti mendove se do ta kalosh detin po oqeani nuk është Valbona ku ti i dhe lejet për HEC dhe fshihesh si skuth, se je ti që e shkatërrove dhe tropojanëve nuk ke fytyrë të dalësh përpara. Sali unë e di që më do në thelb, dhe më sheh edhe fizikisht, u skuqe, u zverdhe, tani na thuaj ti burri që can malet e kapërcen detet, a e kapërcen dot oqeanin”- tha ai.

Loading...