Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka thënë, të martën, se Federica Mogherini është duke zhvilluar një proces të fshehtë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai e as kabineti i tij nuk kanë dhënë detaje më shumë.
Këtë e tha në një konferencë shtypi pas mbledhjes së Qeverisë, kur i është kërkuar një qëndrim lidhur me kërkesën e Mogherinit për ta hequr taksën ndaj importeve serbe, si parakusht për rifillimin e dialogut.
Kreu i ekzekutivit tha se dialogu është duke u zhvilluar: “Mogherini e ka vazhduar një dialog si gjysmë të fshehtë. Ajo është mirë ta nxjerrë në dritë atë dialog.
Pra, mos ta mbajtë të fshehtë”, tha kryeministri Haradinaj. “Le ta nxjerrë në tavolinë dhe le të vazhdojë dialogu si i ka hije”.