Ramush Haradinaj: “Rama pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë”

Kryeministri Ramush Haradinaj i kërkon Edi Ramës të mos përzihet më tepër se ç’i takon me punët e Kosovës.

“Po e kisha lut zotin Rama të rrijë në përgjegjësi të veta. Edhe ai sa Shqipëri sa… ku ti lypim ndihmë le tna ndihmon, por përgjegjësia e tij është Shqipëria në këtë rast. Mos ti japë vetes më shumë ngarkesë se edhe na jem ktu” – shprehet Haradinaj për Klan Kosova.

Sipas Haradinajt, nëse Brukseli dyshon se Rama farovizon ndarjen e Kosovës, rrezikon vendosjen e Shqipërisë në plan të mirë me BE-në, ku rrezikohen negociatat dhe jo vetëm.

Sa i përket presionit për heqjen e taksës 100% që i është vendosur mallrave serbe, Ramush Haradinaj duket i palëkundur. Kundërshtarët e kësaj takse Haradinaj i sfidoi t’i zënë vendin si kryeministër. Ai përsëriti premtimin se përsa kohë të jetë kryeministër i Kosovës, taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet.

Haradinaj theksoi se ndasitë brenda faktorit politik shqiptar jo vetëm kanë konfuzuar Uashingtonin, por edhe kanë përçarë aleatët historikë të Kosovës, SHBA-në dhe BE-në, sa i përket zgjidhjes së problemeve të Kosovës.

Loading...