Ranë në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë burrë e grua

Çifti Eqerem dhe Manure Zykaj të moshës 80 dhe 75-vjeç kanë ndërruar jetë, pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj në Vlorë.

Raportohet se çifti kanë qenë në arë duke ujitur. Kanë qenë fqinjët që i kanë gjetur çiftin. Gjithashtu bëhet me dije grupi i ekspertizës, ambulanca e policia janë nisur në drejtim të fshatit Resulaj.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...