Raportoi para Kuvendit me rroba banjo, gazetarja: ‘Mamit tim i kisha pëlqyer shumë’

Griselda Katirai gazetare e një emisioni mëngjesi ka thyer tabu duke raportuar para Kuvendit vetëm me rroba banjo dhe një pelerinë sipër.

E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Griselda ka treguar se është një diçka shumë normale për të dhe nuk i përjeton aspak keq komentet negative.

Gazetarja tregoi se familjarët nuk i thanë asgjë, madje mamaja e saj i ka thënë përmes telefonit që i kishte pëlqyer shumë.

Roza Lati: Si e pritën familjarët e tu momentin që dole me rrobabanjo?

Griselda Katirai: Nga familjarët nuk kisha asnjë telefonatë që të thoshin sa bukur, ose pse, asnjë lloj komenti. Pasi kishin kaluar 24 orë, unë telefonoj mamin për diçka dhe më thotë “më pëlqeve shumë zemra ime, i pashë të gjitha portalet që kishin shkruajtur, vetëm të lutem mos u përfshi me politikën”.

Roza Lati: Si ishte reagimi i kolegëve?

Griselda Katirai: Kishte komente nga më të ndryshmet, por për ne ishte shumë OK. E kemi marrë me shumë sportivitet, shumë humor. Për ne ishte diçka shumë normale.

Loading...