Një rast i pazakontë është regjistruar në Itali, pasi një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me 22 vite burg pa e ditur fare.
Lajmin e ka bërë të ditur italiania “La Nazione”, e cila bën me dije se shqiptari ishte kreu i një organizate që merrej me drogë, kryesisht aktiv në vitin 2006 midis Milanit, Firences dhe Reggio Emilia.
Shqiptari 38-vjeçari, i cili ka qenë në Shqipëri për pak kohë nuk ka pasur asnjëherë dijeni për gjykimin apo dënimin e tij.
Sipas të njëjtës gazetë, pritet të bëhet një proces gjykimi, i shkallës së dytë.
Loading...