Rast i rëndë në vend/ Rrihet avokati në zyrën e tij. Policia zbardh detajet

Një tjetër rast dhune raportohet ditën e sotme në Fier, sipas Policisë është rrahur në zyrën e tij avokati. A.O është kanosur dhe më pas rrahur në ambientet e zyrës së tij nga 46-vjeçari E.Xh.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Bëhet me dije se autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier,

pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh.

Loading...