‘Raste të vështira po vijnë për Gjykatën Kushtetuese’, çfarë po paralajmëron Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në një postim në Twitter paralajmëon “raste të vështira për Gjykatën Kushtetuese”.

Kim shkruan se SHBA do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i Drejtësisë të jetë tërësisht funksional.
Yuri Kim: Pas 3 vite paralize, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor të 2020. Që atëherë, ka shqyrtuar 100 raste dhe ka marrë 25 vendime.

Rastet e vështira po vijnë për Gjykatën Kushtetuese, reforma në drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i Drejtësisë të jetë tërësisht funksional.

Loading...