Rasti i dytë pozitiv ndaj koronavirusit në shtëpinë e Juventusit.
Pas Daniele Ruganit, është Blez Matuidi ai që pas testeve ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
Lojtari gjendet prej 11 marsit në izolim vullnetar dhe do të mbehet nën mbikqyerje.
Aktualisht është mirë dhe nuk shfaq asnjë simptomë.
Në orët në vijim do të bëhen tampone të tjera te Juventusi.
Mauricio Sarri po punon nga shtëpia me video që i përpunon në distancë me stafin e tij dhe ua jep lojtarëve për të vijuar regjimin deri kur të jenë në gjendje për të zbritur në fushën e lojës.
Loading...