Përbërësit
3 lt qumësht
750gr niseshte misri
500 gr+500 gr sheqer
1 gotë uji vaj
1 vezë
arra (opsionale)
bajame të pjekura (opsionale)
Ravani hasude
Hapat
1
Ne nje tenxhere te madhe ( po patet tenxhere me fundin e trashe me mire ) hidhe 2 lt qumesht, vajin dhe 500gr sheqer dhe e lejme te ziejne nderkohe sa te marre vale qumeshti pergatisim niseshten.
2
Ne nje tase hedhim niseshten dhe 500gr sheqer dhe 1lt qumesht i trazojm deri sa te shkrije niseshteja,,dhe kur qumeshti ka filluar te valoj hidhet masa me niseshten pak e nga pak dhe duke e trazuar me luge druri qe mos te behet me kokrra.
3
Kur masa dendesohet ulkm ncehtesin e vatres dhe e trazojm masen per 20 min.
4
Marrim tepsin e lyejme me pak vaje dhe shtojme masen e pegatitur,e sheshojme me dore duke njomur duart me pak uje dhe e fusim ne furre e pjekim ne temp 280°c.
5
Mbas 10 minuta nxirret tepsia dhe e lyejme te gjith hasuden me veze te rrahur e fusim perseri ne furre dhe lejme te piqet akoma per 20 minuta.
Ju befte mire!