Mësohet se Ines Hajrulla ka qenë në një bar në kompleksin “Oslo’ duke pirë kafe me një shok. Automjeti tip “Land Rover” është afruar dhe ka qëlluar me kallash me breshëri në drejtim të Hajrullës. Këta të fundit janë kundërpërgjigjur. Ata kanë ndjekur makinën e atyre që nisën të qëllojnë me armë për disa metra duke i qëlluar me pistoletë.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kreu i operatorëve turistik në Vlorë, Vasil Bedinaj duke hedhur akuza të forta ndaj Policisë duke thënë se ajo mbron punët e pista.
Më tej Bedinaj shton se policia ka manipuluar ngjarjen duke gënjyer edhe gazetarët duke I drejtuar në një vend tjetër dhe jo ku ndodhi krimi.
Reagim i kreut te operatoreve turistik Vlorë:
Per Policin e shtetit:
Nga sot nuk do te gjeni me qetësi ose beni punen ose ikni. Vlora nuk do te jetë me hambari ku ju mbushni xhepat dhe mbaroni punet e pista. Mos thoni qe janë shpallur ne kerkim mbasi do tju masakrojne qytetaret. Ata te cilet kanë lidhur jeten me kete qytet dhe ju paguajne, boll duke ndenjur kafeve dhe restoranteve duke harxhuar leket e krimit. Aq te shitur jeni sa dhe gazetaret i drejtuat ne vend tjeter dhe jo ku ndodhi krimi. Keni detyre te parandaloni, filloni te zgjoheni!
Eshte e frikshme qe ne diten e nisjes se sezonit turistik, ne mes te qytetit ne mes te dites te qellohet ne drejtim te lungomares. Aty ku shetisin nena me femije, turist vendas e te huaj.
Ftoj instancat policore te reagojne ne menyre dinjitoze, te zbardhin ngjarjen e rikthejne sigurine te qytetaret.