Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Drita, 60 vjeçarja nga Fieri e cila është bërë e njohur tashmë përmes videove humoristike në TikTok.
Drita tregoi se që në moshë të re ka pasur ëndërr të jetë e famshme, të bëjë njerëz për të qeshur e të ketë shumë fansa.
Gjatë bisedës në studio, ajo nuk ngurroi të tregonte pjesë nga përditshmëria e saj pa asnjë filtër, nisur nga sherri i fundit me të shoqin pasi kishte djegur gjellën e deri te komenti për programin “Për’puthen”.
Sipas saj, është shumë e pavend që dy vajza zihen për të njëjtën mashkull, duke iu referuar debateve të Antonelës dhe Ledjanës për Mevlanin.
Drita nuk e kurseu një koment as për historinë Tea-Andi-Beart, duke u shprehur e revoltuar sesi Tea fillimisht dashuroi Andin dhe më pas përfundoi me Beartin.
“Këtej dashuronte Andin ajo, këtej përfundoi me Beartin … po jo moj motër se s’ bëhet kështu”, tha ndër të tjera Drita.