Reagimi i fundit nga Kavaja,Marsida Qatja: “Mos më jepni këshilla, di të gaboj vetë”

Marsida Qatja e cila ishte ‘molla e sherrit’ e vrasjes në Kavajë, nuk ndalet me postimet në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo është shprehur se nuk pranon këshilla nga asnjë, pasi di të gabojë vetë.

“Mos më jepni këshilla, di të gaboj vetë“, është shprehur ajo në një reagim të fundit.

Mesa duket Qatja ka pranuar se ajo gabon në jetë. Ndoshta ajo tashmë ka reflektuar edhe nga ngjarja e fundit, për të cilën e ka shpallur veten të pafajshme .

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë, ku një konflikt i ar.matosur përfundoi me një vik.timë dhe me një të plagosur. Vik.tima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.

Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vr.au me ar.mën e shërbimit.

Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare. Arsyet e ngjarjes vijojnë të jenë të pazbardhura. Pistat ku po hetohen janë dy, e para, ajo e xhelozisë dhe e traf.ikut të d.rogës. Pak ditë më parë Policia i sekuestroi pasaportën dhe ndërkohë për të është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Loading...