Reagon ambasadori i BE-së Luigi Soreca: “Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen”

Ambasadori i BE Luigi Soreca ka zgjedhur të mos japë as një koment lidhur me vendimin e gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm.

Si një ish- prokuror, Soreca tha se do të ketë një qëndrim zyrtar sapo ta lexojë dosjen e plotë.
“Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen”, tha Soreca.

Gjykata për Krime të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre. Vendimi është 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre. por me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim, por në konvertim sipas Gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite. Sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike.

Në fjalën e tij, fill pas vendimit, Tahiri e cilësoi vendimin e gjykatës si absurd, ndërsa shtoi se edhe pse asnjë akuzë e prokurorisë nuk u vërtetua, përsëri u shpall fajtor.

Loading...