Reagon ambasadorja Kim, mesazhi i fortë që dha në lidhje me protestën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën sot para selisë së PD.
Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, Kim thekson se SHBA janë thellësisht të shqetësuara në lidhje me rritjen e tensioneve në Partinë Demokratike, dhe përdorimin e forcës.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës“, thuhet në deklaratën e Yuri Kim.

Loading...