Reagon Arben Ristani: “Nuk kam falsifikuar asgjë”

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani ka hedhur poshtë akuzat për falsifikim të dokumenteve të transaksioneve të parave nga selia blu të biznesmenit Nick Muzin, rast që konsiderohet si lobim i paligjshëm rus.

Ristani së bashku me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha janë thirrur si të pandehur. Ndërkohë Ristani e cilëson të gjithë këtë process si një thashethemënajë të madhe.

“Prokuroria ka përfunduar hetimet lidhur me një akuzë për falsifikim parash. Në përfundim të hetimeve prokuroria ka vërtetuar se akuza për falsifikim parash është e pavërtetuar dhe e kanë pushuar. Dhe kanë lënë vetëm akuzën për falsifikim dokumentash.

Akuza për falsifikim të dokumentit ka të bëjë me një deklarim që PD bën pranë KQZ për fondin që ajo përdor. Në rastin konkret formulari pranë KQZ është i rregullt, nuk është i hartuar dhe as firmosur nga unë. Është një akzuë që nuk qendron por është edhe e motivuar politikisht.

Unë nuk kam hartuar dhe as firmosur dokumenta të tillë. Ju e quani lobim rus por unë nuk di të ketë lidhje të tilla. Është një thashethemënajë e madhe”, tha Ristani.

Loading...