Reagon ashpër Prokuroria për përgjimet e ‘Bild’

Ndërkohë që opinioni publik në Shqipëri është tronditur nga përgjimet e fundit të bëra publike nga media gjermane Bild për përfshirjen e kupolës së PS në vjedhjen e votave në Dibër, ka reaguar ashpër Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë që përgjmet qarkullojnë gjerësisht në media, prokuroria ka lajmëruar nisjen e hetimeve për nxjerrjen e këtyre dokumentave të cilat vërtetojnë skandalin e vjedhjeve dhe blerjes së votave në Shqipëri.

Reagimi i Prokurorisë:
Nisur nga publikimet audio te bera sot me date 17.06.2019 ne gazeten gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.
Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit./Lajmifundit.al

Loading...