Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi Lulzim Basha vendosi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.
Basha Berisha
“Vendimi është një vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Natyrisht një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë dhe të një shoqërie të lirë nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht nga presioni mendoj se disa herë më parë do të konsideronte dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e PD-së.
Se PD është një institucion i sovranitetit të vendit. Me njoftimin që shpalli z.Basha dëshmoi se, bëri atë që nuk e bëri Ilirjan Celibashi, vendosi të dorëzojë sovranitetin faktikisht të asgjësojë PD-në si parti sovrane për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Ramës edhe Sorosit. Jam i sigurt që Bashën e kanë kërcënuar me sanksione”, tha Berisha në “Çim Peka Live”