Deputeti Kostaq Papa i cili ka bere buje te madhe për shkak të fjalimit të tij të për gratë në Kuvend ka reaguar duke pretenduar se fjale e thenie te tij jane nxjerre nga konteksti.
“Femrat me mua pinin më shumë uiski se ujë”, tha Papa në foltoren e Kuvendit, por tashme deputeti thote se mbi të po hidhet baltë.
Reagimi i plotë:
Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korupsionit.
Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan tia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!
Zoti dhe e drejta është me shqiptarët!
Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që ska prekur e nuk do prek asnjë lekë publike.
E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.
Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!
Ky shekull është i Shqiptarëve!
SHQIPËRI ATDHEU IM !
Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhëtar e poshtërues.
KOSTAQ PAPA Deputet
i Tiranës dhe Emigracionit