Reagon “Forza Italia” e Berlusconi-t për krizën në Shqipëri

Kriza politike në vend ka nxitur edhe reagimin e partisë italiane, “Forca Italia” ku përmes deputetes e, Mara Carfagna, i ka kërkuar qeverisë së drejtuar nga koalicioni mes “Lega”-s së Matteo Salvini-t dhe Lëvizjes “Cinque Stelle” të Luigi di Maio-s, që të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme në rrugë diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e krizës politike në Shqipëri.

Carfagna, e cila është edhe nënkryetare e Dhomës së Ulët të Parlamentit italian, shkruan se grupimi politik ku bën pjesë, ka ndërmarrë një nismë parlamentare për të angazhuar qeverinë në mbajtjen e një qendrimi urgjent për situatën politike në Shqipëri.

“Kompanitë shqiptare dhe shumë kompani italiane dhe europiane që operojnë në Shqipëri do të dëmtohen seriozisht.

Procesi i aplikimit të vendit në BE do të ndërpritet papritmas. Për të mos të përmendur rrezikun e eksodit të mijëra shqiptarëve në Itali”, shkruan Carfagna-s në llogarinë e saj në facebook.

Postimi i plotë i Mara Carfagna-s:

Pak kilometra nga brigjet tona po zhvillohet një krizë serioze politike dhe sociale që nuk duket të ndikojë fare në qeverinë italiane. Në Shqipëri forcat e opozitës po protestojnë duke denoncuar një mungesë barazie në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Përplasja midis partive është kthyer tanimë në një përplasje mes qeverisë së Rama dhe Presidentit të Republikës. Nëse Italia dhe Bashkimi Europian nuk ndërhyjnë menjëherë duke e detyruar Shqipërinë të marrë një rrugë plotësisht kushtetuese, vendi rrezikon të zhytet në paralizë institucionale dhe t’i ndërpritet bisedimet e anëtarësimit.

Kompanitë shqiptare dhe shumë kompani italiane dhe europiane që operojnë në Shqipëri do të dëmtohen seriozisht. Procesi i aplikimit të vendit në BE do të ndërpritet papritmas. Për të mos të përmendur rrezikun e eksodit të mijëra shqiptarëve në Itali.

Me Forza Italia ne kemi ngritur një nisme parlamentare që i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Është përgjegjësia jonë politike dhe historike. Presim që kryeministri dhe Ministri i Jashtëm të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Loading...