Reagon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha për atentatin e ndodhur në Vlorë:”Vlora po zien, policia merret me statistikat e kundërvajtjeve rrugore”

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në profilin e saj në Facebook, për atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës, ku mbetën të pla.gosur dy persona, ndërsa ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e atent.atorëve.

Ajo ka theksuar se prej kohësh, në qytetin bregdetar të Vlorës po ndodhin ngjarje kri.minale të mëdha dhe se thuajse asnjë prej kri.meve nuk ndodh për shkaqe banale, por për përplasje që e kanë zanafillën jo rrallë në shtete të tjera.

Anila Hoxha nuk la pa sjellë në vëmendje as grabitjen e ar.mëve dhe municionit në bazën e Pashalimanit para pak ditësh, ndërsa ngriti alarmin mbi sistemin e drejtësisë, ku “asnjë gjyqtar apo prokuror nuk gjen guximin për t’u përballur me bandat maf.ioze”.

Me nota ironie për Policinë e Shtetit, gazetarja e Top Channel dhe njëkohësisht njohëse mjaft e mirë e ngjarjeve të kronikës, u ka “kujtuar” këtyre të fundit që të vijojnë me statistikat e gjobave për kundërvajtjet rrugore dhe të mos i prishin territorin kri.mit të organizuar.

Statusi :

Vlora po zien. Ne heshtje , me nje heshtje para nje furtune . Eshte ajo heshtja qe numeron ditet dhe tek tuk griset nga zhurma e armeve. Eshte ajo heshtja qe te gjithe e kuptojme se diku nderkohe grupet kane veshur dorashkat, kane bere gati armet dhe po presin. Shenjestren. Hesap-laresi mund te jete duke pritur per shumecka ka ndodhur brenda apo jashte qytetit deri ne Itali apo Belgjike. Arme ka plot. Granata plot ,vetem 40 cope iu vodhen ushtrise para nje jave. Edhe plumba blind shpues ka plot. 
Ashtu si krimi vret kur i ka duart e lira. Here me porosi nga larg e here me porosi nga burgu. Se mos hetimet nxoren gjesend per te tjerat qe kane ndodhur. Tek e fundit kush eshte ai prokuror trim qe do i shtrohet hetimit vendshe , kur neser nuk e di eshte apo nuk eshte ne sistem. Kush eshte ai gjyqtar trim qe jep mase sigurie duke i rene brram cekanit, gjyqtari Admir Belishta votoi per Keshillin e larte Gjyqesor dhe nje dite me pas u perzu nga sistemi. Dhe ne kete amulli, kush eshte ai polic trim qe do i tunde prangat “pashapeshkut” kur nuk di se ku ka koken e tij. 
Ne Shqiperi ka ndodhur tragjedia me e madhe qe mund ti ndodhe nje vendi, ata qe punojne brenda institucioneve nuk kane besim tek ligjet.Kane frike se do flaken ne kosh dhe nuk do te riciklohen me kurre. Ndaj duhet qendruar urte, ndaj duhen shtyre ditet, po je ne prokurori, lutju universit qe dosja te zgjase e te zgjase , po je ne polici lutu mos te ndeshesh me malin. Vec po je kriminel ske nevoje per lutje. Ai qe hesap-laresi pret, do dale doemos ne prite. 
Ne Vlore po ndodhin ngjarje te medha kriminale mbi te cilat zoteron kodi “Omerta”.Nuk pashe gje, nuk di gje dhe ne paca qene aty , kam qene ne gjume ! Nuk gjendet nje deshmitar qe te flase , me perjashtim te vrasesit me pagese Julian Sinanaj , megjithese edhe ai nuk u degjua deri ne fund. Prokuroria e krimeve te renda, se bashku me policine , sherbimin informativ vazhdon te jete e mbuluar nga turpi, ende nuk ka gjetur nje presje te vlefshme per vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi , apo dhe shperthime te tjera te kryera vit pas viti. 
Ky qytet ndodhet ne piken ku mund te thuash se asnje krim nuk ndodh aty per aty dhe per shkaqe banale. Qofshin keto edhe atentate te deshtuara si ngjarja e tanishme ne lagjen “Pavaresia”. Zyrtarisht shenjestra e radhes eshte nje 37 vjecar , i cili me drejtesine ka patur vetem nje problem : armembajtjen pa leje . Edhe plagosja e M.M . , i cili ka shpetuar fale fatit te jetegjatit , nuk ka lidhje rastesine. Shenjestra njihej per shoqerine me Llanajt dhe Harizajn. Qe do te thote nje grup tjeter ka nisur te numeroje jete njerezish me gishtin ne kembez te armes. Cfare po ndodh ne Vlore , mos me thoni qe edhe kjo ngjarje nuk eshte kompetence e autoriteteve , por e TT apo model AK – 47 moda . 
Ne Vlore mund te ndodhe qe te grabitet nje baze ushtarake dhe perpos ca ushtareve mos ti hyj gjembi ne kembe askujt tjeter. Ne fakt kjo gje ndodh vetem ne nje nga vendet anetare te Natos dhe ky vend quhet Shqiperi. 
Ne Vlore mund te ndodhe qe edhe ata qe nuk kane probleme te ruhen, nje Zot e di nga kush.
Po kujdes gjobat. Aman permbushni planin, kur te kalkuloni ato statistikat, aman mos harroni sa shtetas ishin te dehur, sa fluturonin me makine dhe sa nuk kishin vendosur rripin e sigurise. Se me kete rast, edhe jeta e ne shofereve kokekrisur shpetohet, por edhe arkat e shtetit mbushen !

Loading...