Reagon Gent Strazimiri për Vr*sjen e Jurgen Kurtit

Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri ka reaguar menjëherë pas vr*sjes mafioze të Jurgen Kurtit në mes të Tiranës mbrëmjen e sotme.

Strazimiri ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, duke i rikujtuar dhe vr*sjen e dy ditëve më parë në zonën e liqenit të Tiranës.

‘Llesh, Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur…njësoj si vrasësit… Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit “339”… pa siguria s’është detyra jote…’, ka shkruar Gent Strazimiri.

Kujtojmë se 26 vjeçariari Jurgen Kurti u ekzekutua me breshëri plumbash në hyrje të shtëpisë së tij në zonën e Sheshit Ëilson, pranë postës numër 8 nga dy persona të maskuar.
(Shqiperiaime)

Loading...