Reagon i tronditur Çuçi për vrasjen e efektivit i polcisë: Nuk duhet të kishte dhe një dëshmor tjetër

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Lezhë, ku mbeti i v rarë në krye të detyrës efektivi i poicisë Saimir Hoxha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Çuçi skruan se Policia e Shtetit nuk duhet të kishte dhe një tjetër dëshmor në lu ftën e saj me paligjshmërinë.

Ai shton se dora e zëzë që shtiu mbi Hoxhën do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit.

Ndër të tjera ministri i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të efektivit të ndjerë.

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vr asjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në l uftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë n dëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit.

Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kr iminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! L ufta me kr imin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!”, shkruan ai.

Loading...