Reagon Igli Zarka pas daljes nga Big Brother VIP: Nuk kam frikë nga ty

Ditën e djeshme aktori Igli Zarka la përfundimisht shtëpinë e BBVip pas problemeve shëndetësore që kishte. Një vendim i tillë nga Igli u shoqërua me shumë polemika dhe diskutime te banorët e tjerë, ndërsa kishte edhe nga ata që u mërzitën për këtë vendim. Së fundmi në lidhje me këtë vendim të papritur ka reaguar edhe vetë aktori Zarka. Ai ka rishpërndarë një postim të vjetër në rrjetet sociale, ku flet për të ardhmen dhe thotë se nuk ka frikë dhe do e presë me krah hapur.
Ndërsa kujtojmë se Igli pati disa debate me banorët e tjerë për shkak të sjelljes së tij të ftohtë dhe reagimeve me të tjerët. Ndërsa në një moment, Monika tha se Igli konsumon edhe lëndë narkotike.
/Shqiperiaime

Loading...