Kastro Zizo përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, Kastro Zizo ka reaguar lidhur me mos pjesëmarrjen e tij në finalen e “Këngës Magjike”.
Këngëtari shprehet se si çdo artist tjetër edhe ai do donte të ishte pjesë e asaj finaleje, por pasi pa atë që ai e quan ‘farsë’ dhe ‘hipokrizi’, nuk i mbetet hatri përse nuk mori pjesë në finale.
Kujtojmë që Kastro Zizo në festivalin “Kënga Magjike” u paraqit me këngën “Sonata e gjumit”.
Fituesi i vendit të parë në këtë festival është Flori Mumajesi, vendi i dytë u takoi Aurelës dhe Eli Farës, kurse të tretin e zuri Kresha dhe Fifi. /Lajmi.net
Loading...