Pas video-skandalit të denoncuar ekskluzivisht nga redaksia e newsbomb.al ku shihej një efektiv policie i Malësisë së Madhe teksa bënte gjeste të pamoralshme dhe video intime me një 15 vjeçare, vjen edhe reagimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshajt.
Me anë të një statusi në rrjetin social Twitter, Lleshaj tregon se është në mbështetje të Policisë së Shtetit dhe se perversët nuk përfaqësojnë të gjithë policinë.
Postimi i plotë i ministrit Lleshaj:
Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.
Loading...