Ndërsa në “Elbasan Arena” po zhvillohej ndeshja eliminatore mes Shqipërisë dhe Hungarisë për Botërorin e Katarit, papritur një dron u ngrit mbi stadium me një mesazh për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin kryeministri Edi Rama e largoi si drejtues nga ky qark duke e dërguar në Fier, por edhe i hoqi postin e sekretarit të përgjithshëm duke ia ngarkuar Damian Gjiknurit.
“Taulant Balla, Elbasani ty të do” ishte mesazhi në mbështetje të socialistit që valëvitej mbi dron. Vetë Balla ndodhej në stadium për të parë nga afër ndeshjen dhe përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan:
“Kombëtarja kuq e zi fiton gjithmonë në Elbasan”, shkruan Balla, i cili shoqërohej nga kryebashkiaku qytetit Gledjan Llatja. Ne zgjedhjet e 25 prillit ishte drejtues politik i qarkut të Elbasanit, ku rezultoi edhe deputeti më i votuar në rang kombëtar, sa i përket votave preferenciale.