Reagon për herë të parë Shkëlzen Berisha: Sugjeroj Taulant Ballën për avokat

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzat ndaj të atit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shkëlzeni pretendon se avokati i caktuar nga shteti ka bërë statuse në rrjete sociale kundër ish-kryeministrit.

Ai ka ripublikuar postimin e Artan Simonit, avokatit të Berishës të caktuar nga shteti dhe me nota ironie ka sugjeruar që më mirë të caktohej për mbrojtjen Taulant Balla, pasi e njeh më mirë dosjen e ish-kompleksit “Partizani”.

‘Ky është “avokati” qe gjykatësja qe shkeli kushtetutën ka caktuar për te mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar me mire Taulant Ballen se njeh dhe dosjen!’- shkruan Shkëlzen Berisha.

Avokati Artan Simoni para dy ditësh e cilësonte Berishën si “bisha është plakur”.

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin.

Ku gaboi bisha?!”, shkruhet në postimin e publikuar nga Simoni.

Ky i fundit u caktua nga GJKKO vetëm pak orë më parë, për të mbrojtur ish-kryeministrin në seancën për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Vendimi u mor pasi dy përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi braktisën seancën gjyqsore pasi GJKKO rrëzoi kërkesat e tyre, gjykata vendosi që të caktojë avokatin Artanan Simoni për të vijuar procedurat.

Loading...