Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me avionin që u pretendua se ishte ulur në plazhin e Dhërmiut.
Sipas drejtorisë së policisë së qarkut, bëhet fjalë për një avion të vjetër të vendosur nga pronari i biznesit për qëllime muzeale dhe turizmi.
REAGIMI I POLICISË
Në lidhje me avionin që flitet për në Drimadhë të Himarës, ju sqaroj se është vendosur nga pronari i një hoteli thjesht për turizëm!
Nuk ka motorr, qëndron thjeshtë i fiksuar për foto, gjëra të kësaj natyre!
Sa për sqarim njëherë e mirë që të mos haludohet për gjëra të dyshimta!
Loading...