Është zbardhur ngjarja e rëndë me dy të plagosur në Tapizë të Krujës. Policia njofton se rezulton se dy të plagosurit ishin ulur së bashku në të njëjtën tavolinë, në lokalin e shtetasit H. M., në Qerek, Tapizë.
Dyshohet se në gjendje të dehur, i riu Xh. S., 25 vjeç ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Po nga veprimet hetimore rezultoi se H. M., pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 25 vjeç, për veprat penale “Vrasja, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 24 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: F. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi:
Plagosi me armë zjarri, një shtetas (shok i tij) dhe më pas veten, vihet në pranga 25-vjeçari.
Në pranga edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për prishje të vendit të ngjarjes dhe fshehje të provave.
Arrestohet edhe një shtetas tjetër (shok i shtetasve të plagosur), për moskallëzim të krimit.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë me të cilën u krye plagosja.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. S., 25 vjeç, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 24 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: F. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, rezulton se këta shtetas ishin ulur së bashku në të njëjtën tavolinë, në lokalin e shtetasit H. M., në Qerek Tapizë.
Dyshohet se në gjendje të dehur, shtetasi Xh. S., ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur shtetasin L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Po nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi H. M., pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.
Gurpi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.