I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Edi Rama, pas dekretimit të Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm. Duke përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për ta dekretuar Lleshajn në krye të këtij institucioni, Rama shkruan se ky dekretim është shembull se ka gjithmonë rrugëzgjidhje, edhe kur duket sikur krisjet janë të pariparueshme.
“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka #VullnettëMirë. Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”, shkruan kryeministri në një postim në Twitter.
Loading...