Real Madrid humb një tjetër yll

Një lajm i keq për të gjithë fansat e Eden Hazard dhe Real Madrid. Performanca e tij në fushë nuk është më si më parë, duke e cilësuar këtë si fundi i një karriere para kohe. Disa ditë më parë, ai startoi në sfidën me Chelsean në Champions League, me nxitjen e Zidane Zidane, por ai dështoi sërish.
Pedja Mijatovic, ish lojtari i Real Madridit, ka folur për gjendjen e 30-vjeçarit. “Më vjen keq për Hazardin. Hyri në lojë dhe nuk bëri asgjë në veçanti. Nuk e di nëse ai do të jetë në gjendje të rifitojë aftësinë e tij, unë nuk jam shumë optimist. Më trishton: të gjithë e dimë se si ishte ai kur luante në Chelsea”, tha ai.

Loading...