Real Madrid merr lajmin e mirë

Është mbyllur me një lajm të mirë karantina 2-javore e futbollistëve të Real Madrid.

“Los Blankos” bashkë me 750 sportistë të ekipeve të moshave dhe disiplinave të tjera (basketboll, handboll, futsal, etj), drejtues dhe punëtorë të klubit ishin në izolim që nga data 12 mars, pasi një pjestar i tij rezultoi pozitiv me Covid-19.

Të gjithë iu nënshtruan testit, por sipas mediave spanjolle, asnjë tjetër nuk rezultoi I prekur.

Gjithesi, periudha e izolimit në shtëpi do të vijojë për futbollistët madrilenë, që nuk do të lejohen të largohen drejt vendeve të tyre.

I vetmi që e bëri diçka të tillë është Luka Joviç, që mori leje nga klubi për të udhëtuar drejt Beogradit.

Loading...