Skuadra e Real Madrid merr fitoren e tretë radhazi në La Liga. Kampionët në fuqi mposhtën 2-0 Valencian, sfidë që u zgjidh që në pjesën e parë. Karim Benzema zhbllokoi sfidën me një gol shumë të bukur në minutën e 12-të.
I bukur edhe goli i dytë. Toni Kroos finalizoi një aksion të bukur me një goditje shumë të bukur. Mendy gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, por goli i francezit u anulua nga teknologjia VAR.
Përfundimisht 2-0 për ekipin e Zidane, që renditet në vendin e dytë. Pesë pikë është diferenca me Atletico Madrid e vendit të parë, me këta të fundit që kanë luajtur dy ndeshje më pak.
Fitore arriti edhe Real Sociedad. Skuadra baske triumfoi 0-1 në fushën e Getafes falë golit të suedezit Isaak në pjesën e parë.