Realizohet operacioni i vështirë në zemër të një 2-vjeçari

Realizohet operacioni i vështirë në zemër të një 2-vjeçari
Një fëmijë vetëm dy vjeç i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër me një shkallë tepër të lartë vështirësie, por me teknika mini-invazive dhe pa hapje të kraharorit.

Operacioni i vështirë u krye nga ekipi multidisiplinar i QSUT i drejtuar nga kardiokirurgu, Altin Veshti.

“Ne nuk ju hapim më gjoksin këtyre fëmijëve ka vetëm një prerje 3 cm dhe nga këtu i kam korigjuar difektin në zemër, pra hynë vetëm dy instrumentë që nuk arrinë dot të hynë. Ky është një fëmijë i shëruar, kishte një difekt në zemer, është operuar në kohë sepse duhen operuar në moshë preshkollore, fëmija është 2 vjeç dhe është kthyer në gjendje normale. Bashkëpunimi që ne kemi me reanimacionin e pediatrisë duhet të bëhet model i bashkëpunimit në të gjithë QSU.”

Ekipi është përgëzuar nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mansatirliu, e cila tha se në spitale publike tashmë kryhen operacione me teknologjinë më të fundit ku pacientët e rikuperojnë shpejt veten.

“Sa herë kemi raste të suksesshme jemi falenderues ekipit që bëri të mundur gjithë këtë ndërhyrje të vështirë që na garantojnë ne që fëmijët të kenë një jetë aktive si të gjithë të tjerët. Unë jam e kënaqur që puna këtu në Pediatrinë e QSUT është punë e një ekipi multidisiplinar pra përveçse mjekëve pediatër ne kemi mjekët kardiokirurg, kirurg infantil, kirurg të përgjithshëm, pra i gjithë ekipi që punon për të garantuar një cilësi shërbimi kaq të lartë, ndërhyrje të cilat janë ndërhyrje që bëhen në spitalet tona universitare, në strukturat tona terciare dhe që sigurisht garantojnë që fëmijët tanë të kenë një shërbim me një cikël të mbyllur brenda mureve të spitalit tonë dhe që nuk ka më nevojë që të shkosh jashtë për të tilla nderhyrje, sepse ne kemi vite që i zgjidhim këtu.”

Në operacionin e vështirë, asistuan edhe mjekë të njohur të shërbimit të pediatrisë dhe atij të kardiokirurgjisë në QSUT.

Loading...